Telegrafi

Jo vetëm Lautaro, Barcelona synon edhe transferimin e Sensit

Transferim i mundshëm i Arturo Vidalit nga Barcelona te Interi, ka qenë një nga lajmet që ka qarkulluar më së shumti.

Por nëse Interit është duke e shqetësuar Barcelonën, këta të fundit kanë bërë të njëjtë gjë.

E përditshmja katalane “Sport”, një medium i afërt me Barcelonën, shkruan këtë të mërkurë se drejtuesit e klubit synojnë transferimin e Stefano Sensin.

Ata e konsiderojnë italianin objektiv primar, për të mbushur boshllëkun që do të krijonte largimi i Aryuro Vidalit, por edhe i Ivan Rakiticit.

Për ta marr lojtarin nga Interi nevojitet një ofertë më e madhe se 50 milionë euro.

Po sipas “Sport”, Barcelona nuk heq dorë as nga Lautaro Martinez për të përforcuar sulmin dhe vera do të nis me këto dy objektiva. /Telegrafi/