Site icon Telegrafi

Jo vetëm Kalulu, Juventusi dhe Milani diskutojnë edhe katër marrëveshje tjera mes vete

Pierre Kalulu është në prag të bashkimit me Juventusin nga Milani, por katër lojtarë të tjerë mund të përfshihen në negociatat mes dy klubeve.

Mbrojtësi i Milanit, Kalulu është vendosur t’i bashkohet Juventusit në një marrëveshje fillestare huazimi me një opsion blerje dhe transferimi mund të hapë rrugën për më shumë marrëveshje midis Bianconerëve dhe Rossonerëve.

Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, katër lojtarë të tjerë mund të përfshihen në negociatat mes dy klubeve.

Lexo po ashtu Juventusi interesohet për yllin e Milanit – lojtari ka dhënë ‘OK’ e tij për transferimin

Siç është raportuar tashmë nga Tuttosport, Federico Chiesa është një opsion për Milanin, por anësori italian ka kërkuar pagë 6 milionë euro në vit, një tarifë që kuqezinjtë nuk dëshirojnë ta paguajnë.

Nga ana tjetër, kuqezinjtë, mund t’i ofrojnë Juventusit belgun Alexis Saelemaekers. Belgu e kaloi sezonin e fundit në huazim te Bologna nën drejtimin e Thiago Mottas. Ai nuk është një prioritet për Bianconerët, por nëse Zonja e Vjetër nuk arrin të marrë Nico Gonzalez ose Francisco Conceicao, anësori i Milanit do të jetë një opsion solid për ditët e fundit të afatit kalimtar.

 

Sipas Gazzetta dello Sport, Juventusi ka ofruar gjithashtu Weston McKennie te Milani, por kuqezinjtë aktualisht janë duke punuar në një marrëveshje për të sjellë Youssouf Fofana në San Siro.

I fundit, por jo më i rëndësishmi është Arkadiusz Milik. Juventusi është i gatshëm të dëgjojë ofertat për polakun, edhe pse hezitojnë ta shesin, duke qenë se 30-vjeçari është i vetmi opsion rezervë për Dusan Vlahovic. /Telegrafi/

Exit mobile version