Telegrafi

Jo vetëm Interi pas Kaçes

ÐÁÏÊ - ÇÑÁÊËÇÓ / ÊÕÐÅËËÏ ÅËËÁÄÏÓ ÖÁÓÇ ÔÙÍ 16

Ergys Kaçe mbetet një ndër lojtarët më të kërkuar në treg, nga futbollistët e kombëtares shqiptare, ndërkohë që për të ka kohë që flitet për një transferim tek Interi, në Serie A.

Një ndër përfaqësuesit e shumtë të lojtarit korçar, Nikos Kagioulis, ka folur shpesh për mediat italiane ditët e fundit dhe sërish ka lëshuar një intervistë për ueb faqen “FcInter1908.com”, ku ka përsëritur ato që ka thënë shpesh ditët e fundit, duke shtuar edhe një detaj.

“Po, konfirmoj që interesi është i vërtetë, por nuk është vetëm Interi që po e ndjek, janë dhe shumë klube të tjera evropiane. Ne kemi folur shpesh me PAOK-un në lidhje me të ardhmen e djaloshit që ka një kontratë deri në qershor të 2017 me klubin”.

“Po e përsëris, Interi është i interesuar, por ka dhe klube të tjera. Natyrisht, djaloshit do t’i pëlqente të luante me Interin, sepse është një klub i madh evropian dhe do të ishte një shans i madh për karrierën e tij, por në këtë moment besoj se më parë duhet të flasin dy klubet në lidhje me këtë çështje”.

“Sa vlen në të vërtet në këtë moment kartoni i Ergys Kaces? Në këtë moment besoj se sillet rreth 2-3 milionë eurove. PAOK-u ka caktuar këtë çmim”.

“Kontakte reale me Interin? Po, kemi pasur kontakte në janar me Interin dhe janë vërtet të interesuar. Tani lojtari është i përqendruar te PAOK dhe kombëtarja për Evropianin. Lojtari është shumë i lumtur për interesimin e Interit, pasi është një klub shumë i madh dhe nëse dy klubet gjejnë akordin nuk do të ketë asnjë problem. Duhet të presim që të flasin dy klubet, pastaj do të flasim me të gjithë”.