Telegrafi

Jo vetëm Icardi, Real Madridi futet në garë fuqishëm edhe për De Bruyne

MANCHESTER, ENGLAND - NOVEMBER 21: Kevin De Bruyne of Manchester City in action during the UEFA Champions League group F match between Manchester City and Feyenoord at Etihad Stadium on November 21, 2017 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Djalit e para në një emision sportiv i tha ish-futbollisti i Milanit, Daniele Massaro, që sipas tij, Mauro Icardi, sezonin e ardhshëm do të luajë te Real Madridi.

Por na Spanja shtohen edhe më shumë fjalët për transferime të tjera të mundshme.

Largimi i Gareth Bale, por edhe efikasiteti i ulët i Karim Benzemas, shtojnë zërat për ndryshime thelbësore në formacionin e ‘Los Blancos’ sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi argjentinas i Interit mësohet se është objektivi kryesor i presidentit Florentino Perez, por jo vetëm.

Lexo po ashtu “Icardi në vitin e ardhshëm do ta shohim me fanellën e Real Madridit”

Edhe lojtari belg i Manchester City, Kevin De Bruyne, ka hyrë në listën e dëshirave të Real Madridit.

Sipas mediave të ndryshme angleze, klubi madrilen është gati të bëjë një investim të madh për 26-vjeçarin në verë të 2018-tës.

Mesfushori mban veshur fanellën e qytetarëve që prej vitit 2015 dhe në 73 ndeshje ka realizuar 16 gola. /Telegrafi/