Djalit e para në një emision sportiv i tha ish-futbollisti i Milanit, Daniele Massaro, që sipas tij, Mauro Icardi, sezonin e ardhshëm do të luajë te Real Madridi.
Por na Spanja shtohen edhe më shumë fjalët për transferime të tjera të mundshme.
Largimi i Gareth Bale, por edhe efikasiteti i ulët i Karim Benzemas, shtojnë zërat për ndryshime thelbësore në formacionin e ‘Los Blancos’ sezonin e ardhshëm.
Sulmuesi argjentinas i Interit mësohet se është objektivi kryesor i presidentit Florentino Perez, por jo vetëm.
Edhe lojtari belg i Manchester City, Kevin De Bruyne, ka hyrë në listën e dëshirave të Real Madridit.
Sipas mediave të ndryshme angleze, klubi madrilen është gati të bëjë një investim të madh për 26-vjeçarin në verë të 2018-tës.
Mesfushori mban veshur fanellën e qytetarëve që prej vitit 2015 dhe në 73 ndeshje ka realizuar 16 gola. /Telegrafi/