Telegrafi

Jo vetëm De Ligt, Juve-Ajax flasin edhe për Gravenberch

Ndeshja mes Ajaxit dhe Juventusit e vlefshme për çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të shërbejë edhe që klubet të flasin për transferime të mundshme.

Sipas TuttoSport, drejtori sportiv i Zonjës së Vjetër, Fabio Paratici do të takohet me zyrtarët e klubit holandez për të folur për Matthijs De Ligt.

Por, qendërmbrojtësi nuk do të jetë tema e vetme e takim, me këtë rast do të flitet edhe për talentin Ryan Gravenberch.

Lexo po ashtu Statistika e Ajaxit që tregon se suksesi i kësaj skuadre nuk është i befasishëm, Juve nuk duhet t'i nënvlerësojë

Mesfushori cilësohet si një lojtar me të ardhme të madhe dhe krahasohet me Paul Pogban.

Vlen të theksohet se për De Ligt kanë shfaqur interesim edhe shumë klube të mëdha evropiane. /Telegrafi/