Telegrafi

Jo vetëm De Ligt, edhe Raiola pritet të fitojë miliona euro nga Juventusi

Matthijs De Ligt është shumë pranë transferimit te kampioni i Italisë, Juventus.

Zonja e Vjetër ka fituar garën me Barcelonën, Parisin, Manchesterin e Bayernin për shërbimet e holandezit.

Ndërkohë mbrojtësi i talentuar do të jetë futbollisti i dytë më i paguar te Juventus, me pagën që do ta ketë mbi 10 milionë euro.

Përveç 19-vjeçarit nga kjo marrëveshje pritet të fitojë shumë edhe menaxheri i tij, Mino Raiola.

Matthijs de Ligt(Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Menaxheri i njohur si komision nga kampioni italian do të fitojë hiq më pak se 11 milionë euro.

Kujtojmë që Raiola është njëri nga agjentët më të suksesshëm pasi ka futbollistë të mëdhenj nën menaxhim.

Zlatan Ibrahimovic, Matthijs de Ligt, Paul Pogba, Marco Verratti, Gianluiggi Donnarumma, Kostas Manolas, Mario Balotelli e të tjerë. /Telegrafi/