Juventusi është i interesuar që ta transferojë sulmuesin e Arsenalit, Alexandre Lacazette, gjatë afatit kalimtar veror.
Duket se interesimi i drejtuesve të Zonjës së Vjetër është aq i madh, saqë janë të gatshëm të përfshijnë lojtarë dhe para në marrëveshjen për francezin.
Trajneri i Topçinjve, Mikel Arteta, ka nevojë për fonde në ndërtimin e skuadrës, ndërsa Lacazette mund t’i sigurojë diçka të tillë, për më shumë, ai ka edhe dy vite në kontratën e tij, nga e cila përfiton 200.000 euro në javë.
Sipas The Athletic, Juventusi është i gatshëm ta shfrytëzojë situatën, duke e ofruar Gonzalo Higuainin, Douglas Costan apo Cristian Romeron, në marrëveshjen e shkëmbimit.
Kampioni italian ka nevojë për një lojtar që do të luante në fazën ofensive së bashku me dyshen Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala në sezonin e ri. /Telegrafi/