Telegrafi

Jo vetëm Caicedon, Chelsea po ia rrëmben nga duart Liverpoolit edhe Lavian

Chelsea është afër arritjes së një marrëveshjeje prej 60 milionë eurosh për Romeo Lavia të Southamptonit, që po ashtu është një synim i Liverpoolit.

Reds ka rënë dakord për një marrëveshje prej 128 milionë eurosh me Brighton për të nënshkruar me Moises Caicedon dhe ka parë që tri oferta të refuzohen për Lavian – por mund të humbasin të dy lojtarët.

Chelsea bëri një ofertë të papritur prej 54 milionë euro për 19-vjeçarin belg në fillim të kësaj jave, me bisedimet mes Bluve dhe Saints duke vazhduar.

Lexo po ashtu Nuk ishte Caicedo: Kush mendohet se e dështoi kalimin e mesfushorit te Liverpooli

Skuadra e Mauricio Pochettino tani është afër arritjes së një marrëveshjeje për ish-lojtarin e akademisë së Manchester Cityt.

Ata gjithashtu janë ende duke tentuar të arrijnë një marrëveshje për mesfushorin e Brightonit, pavarësisht se Liverpool ra dakord për një marrëveshje me Pulëbardhat.

Caicedo pritej të udhëtonte në Merseyside për testet e tij mjekësore të premten në mëngjes, por i informoi Reds se dëshiron të kalonte te Chelsea – që do të thotë se ai arriti vetëm deri në Londër dhe tani është duke pritur që Blutë të bëjnë një ofertë zyrtare.

Lexo po ashtu Pse Caicedo refuzoi Liverpoolin për të kaluar te Chelsea

Chelsea janë të përgatitur të ngrenë ofertën e tyre për të përballuar apo edhe mposhtur Liverpoolin dhe një burim i afërt me marrëveshjen me Lavian beson se klubi londinez dëshiron të nënshkruajë të dy lojtarët.

Kjo do të nënkuptonte një shpenzim prej mbi 190 milionë euro për dy mesfushorët. /Telegrafi/