Chelsea është afër arritjes së një marrëveshjeje prej 60 milionë eurosh për Romeo Lavia të Southamptonit, që po ashtu është një synim i Liverpoolit.
Reds ka rënë dakord për një marrëveshje prej 128 milionë eurosh me Brighton për të nënshkruar me Moises Caicedon dhe ka parë që tri oferta të refuzohen për Lavian – por mund të humbasin të dy lojtarët.
Chelsea bëri një ofertë të papritur prej 54 milionë euro për 19-vjeçarin belg në fillim të kësaj jave, me bisedimet mes Bluve dhe Saints duke vazhduar.
Skuadra e Mauricio Pochettino tani është afër arritjes së një marrëveshjeje për ish-lojtarin e akademisë së Manchester Cityt.
Ata gjithashtu janë ende duke tentuar të arrijnë një marrëveshje për mesfushorin e Brightonit, pavarësisht se Liverpool ra dakord për një marrëveshje me Pulëbardhat.
Caicedo pritej të udhëtonte në Merseyside për testet e tij mjekësore të premten në mëngjes, por i informoi Reds se dëshiron të kalonte te Chelsea – që do të thotë se ai arriti vetëm deri në Londër dhe tani është duke pritur që Blutë të bëjnë një ofertë zyrtare.
Chelsea janë të përgatitur të ngrenë ofertën e tyre për të përballuar apo edhe mposhtur Liverpoolin dhe një burim i afërt me marrëveshjen me Lavian beson se klubi londinez dëshiron të nënshkruajë të dy lojtarët.
Kjo do të nënkuptonte një shpenzim prej mbi 190 milionë euro për dy mesfushorët. /Telegrafi/