Site icon Telegrafi

Jo vetëm Brojën, Milani dëshiron edhe një tjetër yll të Chelseat

Milani po dëshiron transferimin e dy futbollistëve nga Chelsea në afatin kalimtar të janarit.

Dy gjigantët evropianë janë përballur dy herë në Ligën e Kampionëve këtë edicion dhe drejtuesit e klubeve kanë biseduar për lojtarë të ndryshëm.

Kampioni në fuqi i Italisë, Milan pëlqen dy futbollistë të londinezëve dhe tanimë bisedimet mes klubeve kanë avancuar.

Sulmuesi shqiptar Armando Broja si dhe anësori maroken Hakim Ziyech janë dëshirat e Milanit për t’i transferuar në afatin kalimtar të janarit.

Corriere dello Sport ka raportuar se për t’i marrë dy futbollistët, Milani duhet të shpenzojë rreth 70 milionë euro.

Ziyech nuk po preferohet nga trajneri i ri Graham Potter dhe largimi i tij në janar është i pashmangshëm, ku Chelsea synon që nga shitja e marokenit të fitoj rreth 30 milionë euro.

Në anën tjetër Broja mund të qëndrojë në Londër së paku deri në verë, por londinezët i kanë bërë të qartë Rossonerëve se për ta liruar shqiptarin duhet paguar rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version