Trevoh Chalobah ende nuk ka luajtur asnjë minutë këtë edicion me Chelsean, shkaku edhe i lëndimit që ka pësuar në fazën përgatitore.
Megjithatë qendërmbrojtësi anglez nuk është në planet e trajnerit Mauricio Pochettino i cili nuk llogarit në shërbimet e tij.
24-vjeçari ishte shumë pranë transferimit te Bayern Munich në afatin kalimtar të verës, por në fund dështoi marrëveshja mes palëve.
Gjithsesi largimi i tij në janar nga Chelsea është mëse i sigurt pasi ofertat nuk mungojnë për anglezin.
Calciomercato ka raportuar se përveç Bayern Munichut që është ende në garë, lojtari kërkohet edhe nga dy top klube italiane.
Juventus dhe Roma janë dy skuadrat që duan ta përforcojnë mbrojtjen dhe Chalobah është në listën e dëshirave të tyre.
Londinezët janë të gatshëm ta lejojnë largimin e tij nëse paguhen 25 milionë euro për largimin e Chalobah. /Telegrafi/