Site icon Telegrafi

Jo gjithçka është aq përrallore: Futbollisti i njohur meksikan u përzu nga klubi në mënyrë që Messi të nënshkruante me Inter Miamin

Tashmë dihet se Lionel Messi në të ardhmen do të veshë fanellën e klubit amerikan, Inter Miami, por është zbuluar një histori jo aq e bukur për prapaskenat e këtij transferimi.

Pas largimit nga Paris Saint Germain si lojtar i lirë, Messi mbërriti në Florida ku së shpejti do të prezantohet zyrtarisht si lojtar i ri i Inter Miami.

Ngjarja është planifikuar të dielën në stadiumin DRV PNK në Miami. Stadiumi do të jetë tërësisht i mbushur, pasi tifozët e klubit por edhe ata neutralë janë mbledhur për të parë një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave. Megjithatë, jo gjithçka është aq e mrekullueshme në ekip.

Klubi në pronësi të David Beckham duhej të largonte një futbollist për të sjellë Messin. Në fund, zgjedhja i ra meksikanit Rodolfo Pizarro, i cili prej tre vitesh është anëtar i Inter Miami.

Lexo po ashtu Messi trondit gazetarin teksa zbulon se do të pensionohej nëse Argjentina nuk do të kishte fituar Kupën e Botës

Kontrata e Pizarros dhe Miamit u ndërpre pasi sipas rregullave të MLS-së, vetëm tre lojtarë mund të kenë një pagë të lartë. Ky rregulli quhet “Lojtari i caktuar”.

Sipas rregullit të PD-së, tre futbollistë mund të kenë një pagë që tejkalon kufirin e sipërm maksimal. Deri në ardhjen e Messit, këta ishin Pizarro, kapiteni Gregore dhe Leonardo Campana. Njëri nga të tre duhej të largohej nga klubi dhe zgjedhja ishte Pizarro.

Ishte e vështirë për kombëtaren e Meksikës, ndaj ai kritikoi këtë rregull të ligës MLS.

“Mendoj se është e vështirë, sepse kam një kontratë. Mendoj se është shumë e çuditshme, kjo është liga e vetme që ka këtë rregull”, ka thënë Pizarro i pakënaqur./Telegrafi/

Exit mobile version