Xavi Simons ka marrë vendimin për të ardhmen e tij, duke befasuar të gjithë.
Mesfushori holandez ishte sezonin e kaluar i huazuar te RB Leipzig nga Paris Saint Germain dhe shkëlqeu me paraqitjet e tij.
Falë paraqitjeve fantastike me Leipzig dhe me Kombëtaren e Holandës në Euro 2024, Simons u bë objektiv i top klubeve evropiane.
Bayern Munich, Barcelona, por edhe Manchester United kanë këmbëngulur për transferimin e tij.
Megjithatë Simons i ka refuzuar këto destinacione duke vendosur të qëndrojë edhe për një vit si i huazuar te RB Leipzig.
PSG dhe Leipzig kanë arritur tanimë marrëveshje për huazimin një vjeçar të Simons, me klubin gjerman që do ta ketë edhe të drejtën e blerjes së lojtarit.
Ky po shihet si një vendim befasues nga Simons, pasi ka vendosur të luaj për Leipzig përkundër se kishte oferta nga tre top klubeve evropiane. /Telegrafi/