Raul Jimenez ka thënë se atij i pëlqen që skuadra si Manchester United e Juventus po interesohen për të.
Babai i tij ka bërë të ditur se djali i tij ende nuk ka biseduar me Wolverhampton Wanderers rreth të ardhmes, derisa gjigantët evropianë i duan shërbimet e tij.
“Raul ka thënë se është diçka shumë e mirë kur interesohen skuadra të mëdha për të si Manchester United apo Juventus”, ka thënë babi i Jimenez.
“Ai është shumë i lumtur aktualisht në klubin e tij, shpreson që të kualifikohen për në Ligën e Kampionëve apo Ligën e Evropës për edicionin e ri”.
“Ka shumë thashetheme në lidhje me të ardhmen e djalit tim, mirëpo ajo do të sqarohet në këtë verë”, ka shtuar më tej ai.
Jimenez është bërë cak edhe i skuadrave si, Real Madridi, Barcelona, Chelsea dhe Arsenal, mirëpo Djajtë e Kuq e Zonja e Vjetër e udhëheqin garën. /Telegrafi/