Transferimi i Gareth Bale te Jiangsu Suning dështoi në javën e kaluar, pasi Florentino Perez thuhet se ka kërkuar një shumë të majme para për uellsianin.
Zinedine Zidane bëri të ditur në një konferencë për media se 30-vjeçari nuk është në planet e tij, andaj po mendojnë që ta shesin në këtë afat kalimtar.
Por, sipas asaj që raporton Goal.com, Suning ka transferuar Ivan Santini nga Anderlechti në këtë afat, derisa në skuadër ka shumë lojtarë jo-kinez.
Në mediat evropiane u raportuar se skuadra nga Superliga e Kinës i kishte ofruar Bales pagë prej një milion euro në javë, mirëpo dy klubet nuk arritën marrëveshje për shumën e transferimin.
Miranda në javën e kaluar kaloi te Suning nga Interi në javën e kaluar, ndërsa në skuadër janë lojtarët të tjerë jo-kinez si, Gabirel Paletta, Alex Teixeira dhe Eder Martins.
Uellsiani ka edhe një vit kontratë me Los Blancos, gjersa Perez nuk dëshiron ta lejojë largimin e anësorit me parametra zero. /Telegrafi/