Site icon Telegrafi

Bashkëshortja e “Çënarit” promovon këngën e Gjikos e Norës (Video)

Aktorja dhe modelja e njohur shqiptare Almeda Abazi tash e shumë vite jeton në Stamboll të Turqisë, ku është e martuar me aktorin e njohur Tolgahan Sayisman.

Ajo bëhet shpesh pjesë e mediave dhe showbizit turk, ndërsa nuk qëndron edhe larg të rejave që ndodhin në trevat shqiptare.

Lexo po ashtu Aktorët turq më të pëlqyer nga femrat shqiptare (Foto)

Madje, të jetuarit në Turqi, ka bërë që Almeda të ketë më shumë mall dhe të dëgjojë edhe më tepër këngë në gjuhën shqipe.

Së fundmi, bukuroshja Abazi ka publikuar një video në InstaStory, ku shfaqet në veturën e saj teksa këndon dhe kërcen me këngën “Gabime”, të Gjikos dhe Nora istrefit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

“Gabime” ka qenë një hit absolut i kësaj vere, krijim i Big Bang Beats, e që mesa duket ka arritur të jetë këngë e pëlqyeshme edhe jashtë vendit.

Videoja në fjalë, ku Almeda shfaqet teksa këndon shqip, është publikuar në shumë faqe të fansave të saj në Instagram. /Telegrafi/

Exit mobile version