Site icon Telegrafi

Jetesë me personin nën moshën 16 vjeç, policia interviston dy persona në Lipjan

Foto: Ilustrim

Policia ka njoftuar se në Lipjan ka intervistuar dy persona për shkak të veprës penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeç”.

Në lidhje me këtë rast i cili ishte raportuar në polici më datën 20 nëntor 2020, është intervistuar viktima femër kosovare e mitur si dhe i dyshuari mashkull kosovar.

Me urdhër të prokurorit kujdestar , viktima është dërguar në familjen e saj ,ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version