Telegrafi

Jeta luksoze e reperit Noizy, publikon çantat me para në SnapChat (Foto)

Reperi i njohur Noizy është shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e tij.

Ai numëron me qindra projekte muzikore të suksesshme, të cilat kanë bërë që reperi nga Shqipëria të jetë një prej më të kërkuarve në treg.

I njëjti viteve të fundit, përveç muzikës, ka zhvilluar aktivitetin e tij edhe në biznes.

Si rrjedhojë, të ardhurat që ai nxjerr nga muzika dhe fusha i biznesit janë të mëdha, dhe i lejojnë atij që të bëjë një jetë mjaft luksoze.

Përmes rrjeteve sociale, ai shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e tij luksoze, duke promovuar veturat apo veshjet e shtrenjta.

Së fundmi, në rrjetin social SnapChat, ai ka publikuar një video përmes së cilës ka prezantuar disa nga çantat e tij të mbushura me para.

Fansat kanë mbetur të habitur nga videoja në fjalë, ndonëse shumë prej tyre janë irrituar ndoshta me këtë postim i cili nuk duket shumë etik personazh VIP. /Telegrafi/