Site icon Telegrafi

Jesus Navas lavdëron Shqipërinë dhe këshillon bashkëlojtarët e tij

Jesus Navas e ka lavdëruar Shqipërinë para takimit të sotëm dhe ka këshilluar skuadrën e tij të jenë të fortë nga fillimi për të arritur fitoren.

Shqipëria luan sot (e hënë) ndeshjen e fundit të Grupit B në Euro 2024 ndaj Spanjës, në “Merkur Spiel-Arena” të Dyseldorfit me fillim nga ora 21:00.

Para kësaj ndeshje ka folur edhe veterani i Spanjës, Navas, i cili pritet të startoj në këtë ndeshjes dhe ka këshilluar bashkëlojtarët e tij.

Lexo po ashtu "Kemi mundësi ta kalojmë grupin, do bëjmë gjithçka" - kapiteni beson te skuadra kuqezi dhe kualifikimi

“Është e mrekullueshme të jesh këtu si lojtarë. Është e shkëlqyer për tifozët tanë dhe vendin tonë. Evropiani është për t’u shijuar dhe fitorja do të ishte unike”, ka thënë fillimisht Navas në konferencë për shtyp.

“Ndjenjat janë shumë të mira deri më tani. Kemi luajtur futboll të jashtëzakonshëm dhe jemi kënaqur me zotërimin e topit. Por duhet të mbajmë këmbët në tokë dhe të vazhdojmë të punojmë në të njëjtën mënyrë”.

Lexo po ashtu “Ne gjithmonë duam të fitojmë ndaj të gjithëve” - përzgjedhësi i Spanjës dëshiron fitore ndaj Shqipërisë

“Unë kontribuoj në çdo mënyrë që mundem. Shpresoj që të luaj nesër (sot) dhe të gjithë duam të luajmë në nivelin tonë më të mirë. Është e pabesueshme të jesh këtu dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Ne të gjithë kontribuojmë – ata që janë më të vjetër dhe ata që janë më të rinj”.

“Shqipëria është këtu sepse kanë bërë shumë mirë. Kanë punuar shumë dhe janë të bashkuar. Ne duhet të jemi të fortë që në minutën e parë për të marrë fitoren”, përfundoi anësori spanjoll. /Telegrafi/  

Exit mobile version