Site icon Telegrafi

Jesus ‘çmend’ Guardiolan, spanjolli mezi pret ardhjen e tij

Gabriel Jesus ka bërë për vete trajnerin spanjoll, Pep Guardiola.

Talenti brazilian po zhvillon një vit magjik në aspektin individual te Brazili dhe Palmeiras dhe kjo e ka gëzuar shumë Guardiolan, i cili mezi pret ardhjen e tij te Manchester City në janar.

“Ne jemi të kënaqur që Gabriel Jesus dot të vjen në janar”, ka thënë Guardiola për mediat angleze, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Guardiola mezi pret bashkimin me Jesusin

“Ai është vetëm 19 vjeç dhe është shumë i talentuar, por ne kemi Fernandon dhe Fernandinhon, të cilët do ta ndihmojnë atë të ambientohet më lehtë”, përfundoi trajneri spanjoll.

Ndryshe, Jesus është njëri nga më meritorët për fitimin e medaljes së artë të Brazilit, së bashku me Neymarin. /Telegrafi/

Exit mobile version