Finalja e Ligës së Kampionëve padyshim se ndiqet edhe nga yjet e mëdha të skenës botërore. Në mesin e tyre është edhe këngëtarja angleze, Jessie J.
Duke qenë një përballje në mes të dy skuadrave nga Liga Premier, Tottenham Hotspur dhe Liverpool, ajo nuk ka mundur të mos përfshihet në këtë ngjarje të rëndësishme për të bërë tifo për skuadrën e saj të zemrës.
31-vjeçarja ka udhëtuar në Madrid, nga ku ka publikuar fotografi dhe video nga atmosfera e krijuar nga tifozët e Spursave.
Ajo ka treguar se është tifoze e Tottenhamit dhe shpreson që ajo mbështet ta fitojë Ligën e Kampionëve për herë të parë në histori.
Për më shumë, këngëtarja ka bërë edhe një set fotografik në mbështetje të klubit nga Londra. /Telegrafi/