Sarah Jessica Parker është shprehur se ajo kurrë nuk do të flasë për jetën e saj seksuale në publik.
Revista “Cosmopolitan” njihet për titujt e veçantë, por vajza e kopertinës së fundit, ish-protagonistja e filmit “Sex and the City”, ka heshtur në këtë temë.
“Jam paksa e prapambetur për të folur rreth kësaj teme. Është diçka për të cilën nuk do të flas kurrë”, ka thënë Parker.
“Ju mund të më fotografoni nga mëngjesi në darkë, të fotografoni fëmijët e mi, të thoni çfarë të doni për martesën time, nuk ju ndal. Por ju nuk do të dini asgjë për sa i përket jetës sime seksuale. Është e vetmja gjë që jam e sigurt që më përket vetëm mua”, ka thënë aktorja. /TCH/