Jessica Alba thotë se ajo nuk e pëlqen fitnesin edhe pse falë stërvitjeve ajo i ruan linjat e përkryera trupore.
Këto komente 34-vjeçarja i ka bërë gjatë një intervistë për revistën “Shape”, ku thotë se me vështirësi gjen kohë për ushtrime, pasi vazhdimisht e ngarkuar me përkujdesjen ndaj fëmijëve, me xhirimet e filmave dhe udhëheqjen e kompanisë së saj “Honest”.
“Nuk dua t’ju gënjej. Stërvitjet janë të mërzitshme. Duhet të djersitem shumë, përndryshe ndihem sikur nuk kam bërë asgjë. Kur i kam veç 30 minuta bëj lloj-lloj ushtrime”.
“Ia atribuoj trupin tim arteve luftarake, gjimnastikës, vallëzimit dhe ushtrimeve të forta që i bëra gjatë incizimeve të “Dark Angel”. Kjo më ka bërë më të fortë dhe të ndihem më mirë”, ka thënë ajo. /Telegrafi/