Transferimi i spanjollit Jese Rodriguez nga Real Madridi te Paris Saint-Germain PSG-ja tashmë duket punë e kryer, me anësorin që pritet të zhvendoset brenda ditëve nga kryeqyteti spanjoll tek ai francez për 25 milionë euro.
Gjithsesi, L’Equipe raportoi se në kontratën e lojtarit do të përfshihet një klauzolë interesante.
Sipas të përditshmes franceze, të dy klubet kanë rënë dakord që PSG-ja nuk mund t’ia shesë asnjëherë lojtarin Barcelonës, transmeton TopChannel.
Reali ende po shpreson që të bind parisienët që ta marrin në huazim njëvjeçar spanjollin, me shpresë që ta rikthejnë pas një viti, pasi “galaktikët” rrezikojnë një pezullim në tregun e transferimeve në vitin 2017 nga FIFA.
Zidane pranoi se negociatat mes Realit e PSG-së kanë avancuar, por ai nuk e fshehu dëshirën që Jese të rikthehet në Madrid vitin e ardhshëm.