Telegrafi

I jepet lamtumira e fundit gruas shtatzënë që u vra në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë

Sot iu dha lamtumira e fundit Hamide Magashit, gruas shtatzënë e cila u vra dy ditë më parë para Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ku i dyshuar për vrasjen e saj është ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili.

Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë shumë qytetarë si dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti si dhe kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu.

Sokol Halili, i dyshuar për vrasjen e ish-gruas së tij shtatzënë, Hamide Magashi mbrëmjen e së mërkurës në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është ende në kërkim nga Policia e Kosovës. /Telegrafi/