Telegrafi

Jepen detaje për vetëvrasjen e një femre në Shërbimin Korrektues në Lipjan

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton se të shtunën (sot), rreth orës 16:40, në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan ka bërë bërë vetëvarje me jelekun e saj duke e vendosur atë në dritare të dhomës e burgosura me inicialet D.R.

ShKK thotë se me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë dhe si pasojë ajo ka ndërruar jetë.

Lexo po ashtu Dyshohet se një femër ka bërë vetëvrasje në Qendrën Korrektuese në Lipjan

“Që nga momenti i pranimit e dënuara ka qen e vendosur në tretmanin e pranimit, gjegjësisht në regjimin fillestar sipas planit Operativ të SHKK-ës dhe Rekomandimeve dhe Udhëzuesve të Departamentit Shëndetësor të Burgjeve. E dënuara që nga momenti i pranimit në QKFL nuk ka pasur shqetësime, është kontrolluar vazhdimisht nga stafi shëndetësor psikologëja dhe punëtorja sociale dhe asnjëherë nuk ka shpreh shqetësime”, thuhet në njoftim.

Personi në fjalë ishte e dënuar për veprën  penale: Posedim i paautorizuar i narkotikëve.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative, njofton Telegrafi.