Telegrafi

Jep dorëheqje miliarderi dhe CEO i kompanisë së dytë më të madhe të naftës në Rusi

Vagit Alekperov, një nga njerëzit më të pasur në botë, ka dhënë dorëheqje si CEO i kompanisë së dytë më të madhe të naftës në Rusi, Lukoil.

Kjo e fundit konfirmoi se Alekperov do të largohej si drejtor dhe president i kompanisë, raporton skynews.

Deklarata nuk shpjegonte arsyen e dorëheqjes së miliarderit ose kush do ta merrte detyrën.

Megjithatë, masa vjen pas vendimit të Mbretërisë së Bashkuar për ngrirjen e aseteve dhe ndalim udhëtimin për shtetasin rus, si pjesë e sanksioneve të vendosura shkaku i agresionit rus në Ukrainë.

Një burim i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Alekperov, i cili vlerësohet se ka një pasuri prej 16 miliardë dollarësh dha dorëheqje për të mbrojtur operacionet e Lukoil.

Lukoil është kompania e dytë më e madhe e naftës pas asaj shtetërore Rosneft, duke prodhuar 2 për qind të naftës së papërpunuar në botë gjersa ka të punësuar mbi 100 mijë njerëz. /Telegrafi/