A duhet të bien kambanat e dasmës për çiftin Bennifer?
Jennifer Lopez u shoqërua nga i dashuri Ben Affleck në premierën e Los Angelesit të filmit të saj të ri “Marry Me” të martën mbrëma, ku ajo shkëlqeu në tapetin e kuq me një fustan të bardhë dantelle nga koleksioni “Love” i Giambattista Valli – nusja e parë e shtëpisë së modës.
Superylli 52-vjeçar e kombinoi fustanin me mëngë të gjata me taka të shkëlqyeshme Jimmy Choo, një çantë Dolce & Gabbana dhe bizhuteri Dior.
Affleck, 49 vjeç, dukej më i thjeshtë në një pallto të zezë, pantallona të kaltra dhe këpucë. Ai u përqafua me Lopez në tapet, madje në një moment i dhuroi një puthje në kokë.
J.Lo kohët e fundit tha se është “kaq me fat” që është ribashkuar me ish të fejuarin e saj pas gjithë këtyre viteve, duke thënë për People: “Është një histori e bukur dashurie që ne patëm një shans të dytë”.
Lopez dhe Affleck rindezën romancën e tyre në prill 2021, gati dy dekada pasi u takuan (dhe u fejuan) në fillim të viteve 2000.
Këngëtarja e hitit “Waiting for Tonight” i është përmbajtur në mënyrë të duhur pamjes së denjë për dasmën gjatë promovimit të “Marry Me”, ajo kishte veshur një fustan korse dhe vello Dolce & Gabbana për të performuar këngën me temë të filmit në AMA 2021. /Telegrafi/