Diva latine është mbretëresha e stilit dhe është ndër personazhet e famshme që vishen më bukur.
Jennifer Lopez na kënaq vit pas viti me koleksionin e saj të palltove mbresëlënëse që çdo femër do të donte t’i kishte në gardërobën e saj.
Dihet se ajo më së shpeshti zgjedh ato klasike që mund t’i përputhet me çdo stil dhe një nga ato e ka veshur në një evenimet të organizuar nga shkolla e vajzës së saj.
J.Lo kishte veshur një pallto elegante, oversize, ngjyrë bezhë neutrale me dy krahë, e kombinuar me mjeshtëri me një bluzë të bardhë dhe pantallona të zeza me këmbë të gjera.
Ajo zgjodhi çizmet e zeza me taka të larta, në të cilat iu desh të vraponte në një moment.
Dhe, për ta përmbyllur këtë stil perfekt, Jennifer Lopez shtoi detajin e saj të preferuar të modës – syzet e diellit aviator dhe i tërhoqi flokët në një bisht të lartë. /Telegrafi/