Ikona e muzikës pop, Jennifer Lopez, festoi ditëlindjen këtë të diele, më 24 korrik, në Evropë.
Më konkretisht, JLo ka qenë duke pushuar në Paris të Francës, me bashkëshortin e saj, aktorin Ben Affleck.
Të porsamartuarit zbarkuan në kryeqytetin francez të premten për të shijuar muajin e mjaltit, vetëm disa ditë pasi u martuan.
JLo mbushi 53 vjeç këtë të diel dhe festimet e saj premtojnë të jenë po aq të mira sa ajo do të kishte shpresuar që të ishin në një nga qytetet më romantike në botë.
Të dy Lopez dhe Affleck u fotografuan duke dalë nga hoteli i tyre herët të dielën, duke buzëqeshur dhe dukeshin tejet të lumtur.
Çifti shoqërohej nga fëmijët e këngëtares.
Mbetet të shihet se si JLo e kaloi mbrëmjen e ditëlindjes së saj të 53-të, ndonëse deri më tani janë publikuar disa imazhe.
Martesa e Lopez vjen pas ndarjes nga bejsbollisti dhe biznesmeni, Alex Rodriguez. /Telegrafi/