Jennifer Lopez bëri një tjetër paraqitje me Ben Affleckun në eventi prestigjioz të Met Gala 2021 të hënën në mbrëmje në New York.
Duke kanalizuar stilin perëndimor, ylli 52-vjeçar u shfaq me një fustan mjaft tërheqëse të dizajnuar nga “Ralph Lauren”, shkruan DailyMail.
Pasi hyri në tapetin e kuq, Jennifer u vu re duke shkëmbyer një puthje me të dashurin e saj Ben Affleck, 49 vjeç, i cili shfaqi anën e tij të elegancës, i veshur me një kostum klasik të zi.
Fustani i Lopezit tregonte figurën e saj të lakmueshme trupore, e cila është për t’u pasur zili nga çdo femër.
Mbështetur mbi shpatullat e Jenniferit ishte një gëzof i mrekullueshëm i zi, të cilin ajo e hoqi shkurtimisht në mënyrë që pamja e saj Met Gala të fokusojë gjithë lavdinë e saj.
Për aksesorë, ajo kishte zgjedhur disa bizhuteri argjendi, duke përfshirë një gjerdan të trashë që fshehu tërë qafën e saj nga pamja dhe rrathët e ndryshme të dorës.
Ajo gjithashtu mbante një palë vathë shumë të veçantë.
Flokët bjonde të artë të këngëtares së hitit “The On The Floor” ishin stiluar bisht, ndërsa mbante një kapele kauboji të zezë, e cila vetëm sa i shtonte magjepsje estetikës së saj perëndimore.
Lopez u ngjit me kujdes në shkallët ikonike të muzeut me një palë taka metalike me rripa në kyçin e këmbës.
Pamja pa moshë e Jenniferit ishte e konturuar me mjeshtëri dhe sytë e saj ishin zbukuruar me rimel bronzi me shkëlqyes.
Vetëm pak momente para debutimit të saj në tapetin e kuq, Jennifer u pa duke dalë nga hoteli i New Yorkut ki kishte qëndruar me Benin.
Duke lejuar që zonja e tij të shkëlqejë, Ben u largua nga tapeti i kuq i mbushur me yje.
Ata më pas u takuan brenda muzeut, ku u panë duke ecur krah për krah. Ben dhe Jennifer pozuan për disa fotografi, njëra prej të cilave tregonte çiftin duke ndarë një puthje me njëri-tjetrin, ani pse ishin me maska.
Pas 17 vitesh ndarje, Jennifer dhe Ben rindezën romancën e tyre dikur ikonike në prill të këtij viti. Kjo erdhi menjëherë pasi Jennifer anuloi fejesën e saj me ish-lojtarin e bejsbollit, Alex Rodriguez. /Telegrafi/