Aktorja Jennifer Garner ka thyer heshtjen e saj për shkurorëzimin nga Ben Affleck dhe për dadon që akuzohej se ka fjetur me ish-burrin e saj.
Derisa ka pozuar për revistën “Vanity Fair” për edicionin e muajit mars, aktorja 43-vjeçare ka thënë se Christine Ouzounian nuk i dha fund martesës së tyre 10-vjeçare.
“Ne jemi ndarë pak muaj para se të dëgjoja për dadon”, ka thënë ylli i filmit “Miracles From Heaven”.
“Ajo nuk kishte të bënte asgjë me vendimin tonë për shkurorëzim. Nuk ka qenë pjesë e tërë kësaj”.
Jennifer dhe Ben, të cilët së bashku kanë tre fëmijë, u ndanë gjatë muajit qershor të vitit të kaluar, vetëm një muaj para se Affleck të përfshihej në aferën me dadon 28-vjeçare. /Telegrafi/