Jennifer Aniston edhe pse e veshur me të zeza e përcjell qartë lumturinë e saj në sytë e publikut.
Prezenca e Aniston në premierën e filmit të ri “She’s Funny That Way”, ka tërhequr vemendjen e të gjithve, pasi këtë herë ajo është shfaqur në skenë si një grua e martuar me unazë në gisht.
Aktorja 46 – vjeçare u ngjit në tapetin e kuq sëbashku me aktorin e njohur Owen Wilson.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Aniston dhe bashkëshorti Theroux janë kthyer nga Bora – Bora, destinacion ku vendosën të kalojnë muajin e mjaltit. /Telegrafi/