Nëse ndonjëherë e keni pyetur bashkëshorten tuaj a jeni ju dashnori më i mirë i saj, me siguri ju ka bindur që jeni: “Natyrisht, si mund të më pyesësh për diçka të tillë!”
Mirëpo, ky studim do t’i rrënojë iluzionet tuaja.
Hulumtimet tregojnë që femrat kënaqen në seks me bashkëshortët e vet, mirëpo nuk i konsiderojnë dashnorë më të mirë me të cilët kanë qenë ndonjëherë.
Arsyeja për këtë deri diku është logjike, ja si e sqaron këtë terapeuti seksual Tami Neilson, transmeton Telegrafi.
“Shumica e femrave seksin e mirë herën e parë kurrë kanë arritur orgazmën me partnerin e parë dhe me të cilin kanë qenë të dashuruara. Faktor qenësor i cili ndikon në vlerësimin ‘e aftësisë’ së dashnorit është – idealizimi”.
Me fjalë të tjera, duke menduar për dashnorët nga e kaluara, femrat harrojnë gjërat e këqija, por i mbajnë në mend vetëm ato të bukurat, ndonjëherë madje edhe i ekzagjerojnë.
Si dashnorin më të mirë femrat do ta përmendin mashkullin me të cilin njëherë ka pasur seks për ta mbajtur në mend, edhe pse ndoshta “lojërat” e tjera të tyre kanë qenë mesatare.
Ç’është e vërteta, seksi me bashkëshortin, sado që të jetë i zjarrtë dhe “i larmishëm” në fillim, te shumica e çifteve me kalimin e kohës bëhet “punë” të cilën e bëjnë rutinë, gjë që ndikon në mendimin e bashkëshortes që nuk jeni dashnori më i mirë që e ka pasur.
Megjithatë, mos lejoni t’ju dekurajojë, sepse mund të ndryshoni mendimin e saj – mos lejoni që seksi t’ju bëhet rutinë. /Telegrafi/