Site icon Telegrafi

“A jena a s’jena”, kënga më e re nga Meda dhe Vjollca Haxhiu

Meda dhe Vjollca Haxhiu në klipin e ri (Foto: YouTube)

Këngëtarët Meda dhe Vjollca Haxhiu kanë publikuar edhe një projekt tjetër së bashku.

“A jena a s’jena” titullohet kënga e tyre më e re, e cila është më ritmike për dallim nga herët e tjera.

Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar Ghulo, ndërsa për muzikën janë përkujdesur Granit Gashi dhe Dardi.

Kënga është publikuar në YouTube edhe me klip, për të cilin po ashtu janë kujdesur BUG Production.

Meda dhe Vjollca tashmë njihet për bashkëpunimet e tyre, ku pothuajse gjithnjë mirëpriten nga publiku.

Dyshja në fjalë edhe këtë verë do jenë shumë të angazhuar me prurje të reja muzikore, koncerte e mbrëmje të ndryshme. /Telegrafi/

Exit mobile version