Site icon Telegrafi

“Jemi në rrugën e duhur”, thotë Trump pas telefonatës “shumë të mirë” me Zelenskyn

Presidenti amerikan ka bërë një postim pas telefonatës së tij me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Sapo përfundova një telefonatë shumë të mirë me Presidentin Zelenskyy të Ukrainës”, ka thënë ai.

Ajo zgjati rreth një orë, theksoi presidenti amerikan.

“Pjesa më e madhe e diskutimit u bazua në telefonatën e bërë dje me Presidentin (Vladimir) Putin, në mënyrë që të rreshtohen si Rusia ashtu edhe Ukraina për sa i përket kërkesave dhe nevojave të tyre”, tha Trump, përcjell Telegrafi.

“Ne jemi shumë në rrugën e duhur”.

Ai tha gjithashtu se do t’i kërkonte sekretarit të shtetit, Marco Rubio, dhe këshilltarit të tij për sigurinë kombëtare, Mike Walt, “të japin një përshkrim të saktë të pikave të diskutuara”.

“Kjo deklaratë do të publikohet së shpejti”, ka shtuar ai.

Telefonata është biseda e parë e njohur midis Trump dhe Zelensky që nga përplasja e dy liderëve në Zyrën Ovale, disa ditë më parë.

Ndryshe, Trump ka zhvilluar të martën një bisedë telefonike edhe me Vladimir Putin.

Siç është raportohet, ata kanë rënë dakord për disa gjëra rreth luftës në Ukrainë dhe zhvillimeve botërore.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se udhëheqësit ranë dakord që lëvizja drejt paqes do të fillojë me një armëpushim për energjinë dhe infrastrukturën. /Telegrafi/

Exit mobile version