Site icon Telegrafi

“Jemi këtu që nga 27 shkurti, nuk kemi parë qiellin që atëherë”: Pamje nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol, ku janë ‘bllokuar’ ushtarë dhe civilë ukrainas

Batalioni Azov i Ukrainës ka postuar një video që duket se tregon strehimin e grave dhe fëmijëve.

Duke u endur në atë që batalioni thotë se janë tunelet e fabrikës së çelikut Azovstal, pamjet tregojnë një hapësirë të nëndheshme, të mbushur me familje dhe fëmijë të vegjël, përcjell Telegrafi.

Një nga fëmijët, një vajzë, thotë se u largua nga shtëpia së bashku me nënën dhe gjyshen më 27 shkurt.

“Ne nuk e kemi parë qiellin apo diellin që atëherë. Ne duam të ikim nga këtu. Ne duam që të jetë e sigurt për ne, kështu që askush të mos lëndohet,…”.

Lexo po ashtu Kryeministri i Ukrainës: Mariupoli është "katastrofa më e madhe humanitare" e shekullit

Vajza thotë se dëshiron të jetë në gjendje të shkojë në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, ku një nga vëllezërit e saj ka arritur të arratiset nga Kharkiv – një qytet i bombarduar rëndë.

“Dua të dal… të jem e sigurt. Nuk dua të rrezikoj të dal vetëm për t’u goditur nga bombat, për shembull”, ka shtuar ajo.

Është e vështirë të verifikohet videoja, por nëse është e saktë, është një pamje e rrallë e jetës në uzinën Azovstal dhe një shtytje e fundit nga regjimenti Azov për të siguruar që situata në Mariupol të jetë në qendër të vëmendjes së botës.

Ndryshe, të enjten, presidenti Vladimir Putin i tha ushtrisë ruse të bllokojë fabrikën e çelikut “kështu që një mizë të mos kalojë”.

Dhe mediat ruse e kanë portretizuar fushatën e tyre brutale në Mariupol si një mënyrë për të ‘denazifikuar dhe çmilitarizuar’ Ukrainën.

Lexo po ashtu Njëzet nga fotografitë më të fuqishme të realizuara në javët e para të agresionit rus në Ukrainë

Siç vlerëson BBC, këto pamje janë një përpjekje për të kontrolluar narrativën për atë që po ndodh në terren.

Regjimenti Azov është një grup shumë i diskutueshëm; fillimisht ishte një grup i ekstremit të djathtë që më vonë u përfshi në Gardën Kombëtare të Ukrainës.

Por ata tani janë ”mbrojtësit e fundit” në Mariupol. /Telegrafi/

Exit mobile version