Kompania e njohur automobilistike, Jeep, ka publikuar një video të re ku shfaq shtatë konceptet e reja për vitin 2015.
Teksa video është e shkurtër, shefi i dizajnit në Jeep, Mark Allen, thotë se modelet janë krijuar me dashuri dhe se së shpejti mund të nisë edhe prodhimi i tyre.
“Disa nga ndryshimet që kemi bërë në makina, jemi duke i testuar tani para njerëzve, por ata nuk po e shohin këtë. Mund të jetë dizajni i rrotave, ngjyrave ose paketa e makinës. Mund të jenë edhe detaje tjera që më vonë do të nisin të prodhohen”, thotë ai.
Siç ishte prezantuar edhe më parë, konceptet janë unike dhe janë të frymëzuara nga modeli Jeep Chief. /koha.net/