Jeep Compass dhe modelet Patriot do të zëvendësohen me një ‘crossover’ të vetëm gjatë vitit të ardhshëm. Kohë më parë janë publikuar edhe informacionet e para lidhur me këtë.
Udhëheqësi i sektorit të marketingut, Jim Morrison, thekson se modeli më i ri do të bartë siglën e ‘Compatriotit’, porse ai do të prezantohet gjatë viteve të ardhshme.
Deklarata e tij është e rëndësishme për shkak se në kuadër të planit afarist pesëvjeçar të kompanisë është thënë se modeli do të prezantohet në çerekun e dytë të vitit të ardhshëm.
Kjo do të thotë se prezantimi i këtij modeli është shtyrë, porse zyrtarisht ende asgjë nuk është konfirmuar. /Koha/Telegrafi/