Site icon Telegrafi

“Je t’u u kalb n’silikon oj moll”, Fifi flet publikisht për dissin që i bëri Taynës

Beteja mes repereve shqiptare vijon ende. Fifi i ka komentuar shpesh rivalet e saj për faktin se vetëquhen “mami” të hip hopit shqiptar.

Marrëdhëniet me reperen Rina Balaj i ka mjaft të mira dhe mbështesin njëra-tjetrën, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Taynën.

Fifi ka folur publikisht për dissin që i bëri me këngën “Habibi” ku në një pjesë të tekstit tha “S’më bon përshtypje nëse e ki belin e hollë, mos i jep vetes rëndësi se je t’u u kalb n’silikon moj moll”.

Ndërsa në intervistën për “Thumb”, Fifi sqaroi se ka qenë e revoltuar në atë këngë, duke lënë të nënkuptohet se mund të rikthehet sërish me diss.

“Unë nuk kam pas kurrë asgjë me atë gocën. Muzikën që bën hallall i qoftë. Ama mami, babi, tezja, halla, daja… mos e bëni, ju lutem se është e tepërt. Kanë qenë të tjerë më përpara e as ata s’i thonë vetes kështu. Bëjeni muzikën për qejf. Secili ka copën e vet, mos lakmoni me marr pjesën e tjetrit.

Lexo po ashtu Fifi ka vendosur të dobësohet, tregon rrugën që e ka zgjedhur për këtë sukses

Më ka bezdis dhe ai “beli i hollë” te ajo kënga që e ka shkrujt. Ta sqarojmë pak se doli dhe te Ermali dhe i tha asaj gocës për belin e hollë, u duk ashiqare që e ka pas për mu. Te ato këngë që kam bërë, thjesht kam qenë e revoltuar për momentin. S’e di ndoshta revoltohem prapë”, tha Fifi. /Telegrafi/

Exit mobile version