Telegrafi

“Je skuth”, Meriton Mjekiqi habitet nga komenti i Heidi Bacit për të

Banorët e Big Brother VIP Albania 3 duhej të bënin komente për njëri-tjetrin e më pas të gjenin autorin.

Ata kanë dhënë mendimet e tyre për konkurrentët me të cilët nuk kanë raporte edhe aq të mira.

Një të tillë e ka bërë edhe Heidi Baci për prezantuesin nga Kosova, Meriton Mjekiqi.

Foto: Screenshot/Instagram

“Meritoni për mua është skuth dhe nuk më pëlqen fare”, ka qenë komenti i modeles për moderatorin.

Lexo po ashtu Meriton Mjekiqi flet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP: E dua shumë Ilnisën

Të gjithë banorët njëzëri thanë emrin e Heidit, e që më pas u kërkua të tregonte arsyen.

Foto: Screenshot/Instagram

Përkundër se Meritoni ka rregulluar raportet me Romeo Veshajn, këtë nuk e ka bërë me Heidin.

Ata duket se nuk po gjejnë paqe të njëri-tjetri dhe se kanë disa hatërmbetje. /Telegrafi/