Site icon Telegrafi

“Je e neveritshme” – debati i Efit dhe Oltës kaloi në ofendime në spektaklin e së martës në BBVA

Foto: Screenshot/Instagram

Mbrëmjen e së martës në spektaklin e Big Brother VIP Albania u diskutuan gjëra të shumta e pati përplasje të mëdha ndërmjet banorëve.

Në një të tillë u përfshinë edhe Olta Gixhari dhe Efi Dhedhes, të cilët ofenduan njëra-tjetrën në mënyra të ndryshme.

Ish-konkurrentja e “Përputhen” e quajti aktoren të neveritshme për shkak të disa situatave që u krijuan brenda.

“Shihe çfarë është e neveritshme. Të betohem, e neveritshme je. Çfarë neverie o Zot që të ketë bota njerëz si puna jote”, u shpreh ajo.

Në anën tjetër, nuk mungoi një replikë nga Gixhari ku theksoi se prej disa javësh po ofendohet vazhdimisht nga Dhedhes.

Lexo po ashtu Përplasen ashpër në spektakël, Olta i drejtohet Luizit: Je personi më i dëmshëm në këtë shtëpi

“Më vjen shumë keq që kam më shumë se dy javë që nga kjo vajza këtu shahem e ofendohem dhe unë nuk i kthej kurrë përgjigje. Nuk ndihem fare e barabartë dhe nuk po bëj të njëjtën sjellje që kjo po më bën mua”, tha ajo.

Vajzat madje nuk pranuan të bëjnë bashkë provën e javës për shkak të marrëdhënies që kanë me njëra-tjetrën.

Megjithatë, ato pranuan një darkë së bashku që mbase do të sqarojnë problemet mes vete. /Telegrafi/

Exit mobile version