Telegrafi

“Je Ajo”, kënga më e re nga Vedat Ademi

Një tjetër projekt i ri muzikor është publikuar gjatë ditës së sotme nga këngëtari i njohur Vedat Ademi.

Ai ka sjellë një projekt për dashuri vetëm dy ditë para Shën Valentinit apo Ditës së të Dashuruarve.

“Je ajo” mban titullin kjo këngë, e cila është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Vedat Ademi në klipin e ri (Foto: YouTube)

Tektin e ka shkruar MUMA, gjersa për muzikën është përkujdesur Gent Myftaraj.

Videoja është realizuar nga PRO…VIDEO & Agron Jashari dhe në klip është përfshirë edhe modelja Evigena Lleshi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Vedat Ademi

Vedati është rikthyer pas një kohe të gjatë me muzikë të re, por besohet që do e ketë suksesin e merituar nga publiku.

Ademi përndryshe është mjaft i angazhuar në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme, e ajo që vlen të theksohet është se tani e disa vite bën një jetë mes Shqipërisë dhe ShBA-së. /Telegrafi/