Site icon Telegrafi

JD Vance paralajmëron Zelenskyn: Mjaft fole gjëra të këqija për Trumpin

Zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance paralajmëroi të mërkurën presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky që të ndalet së sulmuari presidentin amerikan Donald Trump, për të cilin po flet publikisht gjëra të këqija.

Vance foli për Daily Mail pak orë pasi Zelensky akuzoi Trumpin se po jeton në një “hapësirë dezinformimi” të krijuar nga Rusia, transmeton Telegrafi.

Gjuha e përdorur në të dy anët, vjen në momentet kritike në kohën kur lufta me Ukrainës dhe Rusisë po vazhdon dhe Trump po bënë gjithqka të arrihet një rezolutë.

“Ideja që Zelensky do të ndryshojë mendjen e presidentit duke e folur keq për të në media, të gjithë ata që e njohin presidentin do t’ju thonë se kjo është një mënyrë mizore për t’u marrë me këtë administratë”, tha Vance gjatë një interviste ekskluzive në zyrën e tij në West Wing.

“Një diktator pa zgjedhje, Zelensky më mirë të lëvizë shpejt ose nuk do t’i mbetet asgjë nga vendi i tij”, shkroi Trump në Truth Social.

Kjo shënon një prishje të jashtëzakonshme në marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Kievit.

Vance tha se Zelensky kishte marrë ‘këshilla të këqija’ se si të sillej me administratën e re, dhe për tre vitet e fundit i ishte thënë se nuk mund të bënte asgjë të keqe.

“Ne padyshim e duam popullin ukrainas. Ne e admirojmë trimërinë e ushtarëve, por padyshim mendojmë se kjo luftë duhet të përfundojë me shpejtësi”, vazhdoi ai.

“Kjo është politika e Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Nuk bazohet në dezinformatat ruse. Ajo bazohet në faktin se Donald Trump, unë mendoj se di shumë për gjeopolitikën dhe ka një pikëpamje shumë të fortë dhe ka pasur një pikëpamje të fortë për një kohë shumë të gjatë”, shtoi Vance.

Trump nisi shtytjen e re për paqe javën e kaluar në një telefonatë 90-minutëshe me presidentin rus Vladimir Putin.

Kjo shkaktoi panik në Kiev se po lihej pas një marrëveshjeje, pasi zyrtarët amerikanë filluan të parashtrojnë konturet e një marrëveshjeje, duke sugjeruar se Ukraina nuk do të lejohej të bashkohej me NATO-n.

Zelensky u takua me Vance në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih javën e kaluar.

“Fatkeqësisht, presidenti Trump – kam respekt të madh për të si një lider i një kombi për të cilin kemi respekt të madh, populli amerikan që na mbështet gjithmonë – fatkeqësisht jeton në këtë hapësirë ​​dezinformimi”, tha ai.

Trupat ruse filluan një pushtim të plotë të Ukrainës më 24 shkurt 2022. /Telegrafi/

 

Exit mobile version