Telegrafi

“JBMTQR” nga Lluni dhe Lyrical Son arrin një milion klikime

Është hiti më i ri i cili po dëgjohet gjithandej.

Lyrical Son dhe Lluni janë përkujdesur që debutimi i albumit “USA” nga PINT të jetë perfekt.

Videoklipi i publikuar dhjetë ditë më parë në mesnatën e 17 shkurtit për ditën e pavarësisë së Kosovës u prit shumë mirë nga publiku.

Tashmë projekti ka një milion klikime, pa harruar as mijëra blerje të albumit në të gjitha platformat dhe në uebfaqen, PINT.al.

Projekti u punua nga K Master dhe StrikeBeatz në PINT, ndërkaq, videoklipi u realizua nga Motional.

“JBMTQR” është kënga numër 10-të në albumin “United State of Albania” nga PINT.

Tashmë albumi po thyen rekordet e shitjeve në faqen zyrtare PINT.al, prej ku albumi vjen në shtëpi.

“USA” shënoi një rikthim të kultit të albumeve, që ishte i harruar në skenën tonë. Megjithatë, PINT edhe një herë treguan se janë ata që bëjnë trendet në skenë. /Telegrafi/