Çifti i famshëm The Cartes shkëlqyen me dukjen e tyre në ditëlindjen e 50-të të Diddy-t.
Ajo çfarë mori më shumë vëmendje ishte dukja e Beyonces – fustanin e së cilës e dizajnuan dyshja e njohur nga Kosova, Kujta dhe Meri.
Por kamerat në festën e ditëlindjes duket se kanë kapur një moment të sikletshëm të çiftit të njohur, The Carters, shkruan DailyMail.
Bëhet fjalë për momentin kur Jay Z dyshohet se i rrëmbeu telefonin një të pranishmi, i cili duket se po xhironte gruan e tij.
Incidenti ndodhi gjatë kohës kur të ftuarit po kërcenin në eventin e mbajtur në rezidencën e Holmby Hills, në vlerë prej 40 milionë dollarësh të Diddy-t në Los Angeles.
Në pamjet e videos shihet se si Jay Z rrëmbeu telefonin nga dora e burrit, duke e mbajtur lart, ndërsa dyshja shkëmbeu ato që dukeshin fjalë të nxehta.
Ai më pas ia ktheu telefonin sërish burrit duke e paralajmëruar që të mos ta bënte më një gjë të tillë.
Ndërkohë Beyonce e cila pa gjithë skenën, e tejkaloi këtë moment me një buzëqeshje të lehtë, duke vazhduar më pas vallëzimin me mikeshat e saj. /Telegrafi/