Site icon Telegrafi

Jay-Z dhe Beyonce kanë publikuar klipin për “Family Feud” që flet për tradhtinë e reperit (Video)

CLEVELAND, OH - NOVEMBER 04: (L-R) Beyonce and and Jay Z perform on stage during a Get Out The Vote concert in support of Hillary Clinton at Wolstein Center on November 4, 2016 in Cleveland, Ohio. With less than a week to go until election day, Hillary Clinton is campaigning in Pennsylvania, Ohio and Michigan. (Photo by Duane Prokop/Getty Images)

Çifti i famshëm, Jay-Z dhe Beyonce, e kanë publikuar videon muzikore të këngës “Family Feud”, në të cilën krahas vajzës së tyre, Blue Ivy, aktrojnë shumë aktorë të njohur.

Dy yjet e muzikës e paralajmëruan videoklipin e ri para disa ditësh duke postuar një xhirim më të shkurtët.

(Foto: Getty Images)

Ndërsa tashmë e kanë sjellë edhe versionin e plotë, i cili zgjat afro tetë minuta dhe përmban një kombinim të shkëlqyer të muzikës dhe aktrimit.

Lexo po ashtu Jay Z rrëfen mëkatet në këngën e re para Beyonces (Video)

Në klip, Beyonce është në rolin priftëreshës para të cilës reperi rrëfehet, derisa Blue Ivy qëndron vet e ulur në kishën e zbrazët.

Jessica Chastain, Rashinda Jones, Thandie Newton, Mindy Kaling, America Ferrera, Brie Larson, Rosario Dawson e Michael B. Jordan – janë të famshmit që paraqiten në videoklip.

(Foto: Getty Images)

“Family Feud” është pjesë e albumit të Jay-Z, “4:44”, ndërsa gruaja e tij është mysafire në këngën që duhej ta kompletojë tregimin nga albumi i saj, “Lemonade”.

Në fakt, kënga flet për tradhtinë e Jay-Z dhe vazhdimin e lidhjes me Beyonce.

Regjinë e klipit e ka bërë Ava DuVernay, ndërsa minutat e fundit fokusohen te familja që i ka tejkaluar problemet nga tradhtia e burrit. /Telegrafi/

Exit mobile version