Site icon Telegrafi

Javën që vjen mblidhen qeveritë e Maqedonisë dhe Serbisë në Nish

Qeveritë e Maqedonisë dhe Serbisë do të mblidhen më 21 mars për të mbajtur një mbledhje të përbashkët, e treta me radhë, në qytetin e Nishit.

Kryeministrat Zoran Zaev dhe Ana Bërbabiq do të takohen në Nish, ndërsa ministrat e qeverive do të kenë takime dypalëshe.

Siç njoftojnë nga Qeveria, temat e takimit do të jenë të sferës së mbrojtjes, sigurisë, ekonomisë, tregtisë, shëndetësisë, arsimit, punës dhe politikave sociale, drejtësisë, mbrojtjes së mjedisit jetësor, kulturës.

Gjithashtu do të diskutohet për nisma të përbashkëta infrastrukturore, inovative, integrime evropiane dhe për politika rinore.

Pritet që të nënshkruhen dokumente bashkëpunimi në më shumë sfera ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë./Telegrafi/

Exit mobile version