Javën e kaluar pjesëtarët e grupit famëkeq të mercenarëve rusë Wagner, postuan një video ku shihen duke vrarë në mënyrën më brutale një ish-pjesëtar të tyre, i cili kishte vendosur të luftojë krah ukrainasve kundër rusëve.
Ata e filmuan duke e goditur me çekiç në kokë, si një lloj videoje frikësuese që do të shërbente si shembull për të tjerët nga ky grup, që marrin guximin ta bëjnë një gjë të tillë – pra të ndërrojnë anë gjatë luftës në Ukrainë.
Por kreu i këtij grupi mercenarësh që ndryshe njihet si ushtria private e Vladimir Putinit, Yevgeny Prigozhin, nuk është ndalur me kaq.
Avokati i tij është angazhuar që ta dërgojë pikërisht një çekiç të tillë që u përdor për vrasjen e ushtarit rus, në zyrat e Parlamentit Evropian, që ditë më parë diskutuan që këtë grup famëkeq të Putinit ta shpallin organizatë terroriste.
Në këtë formë ai kërcënon të gjithë ata që i kundërshtojnë idetë e këtij grupi, transmeton Telegrafi.
Në fakt çekiçin e dorëzoi avokati i tij Igor Eliseev nga Shën Petersburgu tek një grup blogerësh, të cilët do të duhej këtë vegël t’ia dërgojnë evropianëve.
Madje është publikuar videoja ku shihet avokati i Prigozhinit duke e dërguar në një valixhe çekiçin me logo të Wagner si dhe “gjurmët e njollave të gjakut”, për të cilat nga ky grup thonë se janë të rreme por që asocion në rastin e vrasjes së ushtarit me të.
Fillimisht Prigozhin kishte lavdëruar pjesëtarët e grupit të tij për vrasjen e ushtarit, por më pas kishte tentuar të arsyetohet. Madje kishte thënë se “çdo qen meriton të ketë vdekjen e qenit”, duke e cilësuar si kafshë ish-pjesëtarin e grupit të tij. /Telegrafi/
Prigozhin's lawyer handed over to the European Parliament a sledgehammer with the Wagner logo smeared with artificial blood. The video appeared on propaganda Z-channels.
Recently, the European Parliament started talking about recognizing Wagner PMC as a terrorist organization. pic.twitter.com/th2W3dx6zH
— NEXTA (@nexta_tv) November 24, 2022